03.06.2018 · përditësuar para 2981 dite1 min lexim
Sheshi “Skënderbej” bëhet gati për pritjen e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Ky koncert vjen menjëherë pas 1 qershorit.
Me të ftuar special Ermal Metën, muzika e të cilit pati shumë admirues në shesh.Rita Ora kthehet kështu në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Ndërsa në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ajo ishte kuq e zi në një spektakël të madh në sheshin e Prishtinës.
Më herët këngëtarja ka lajmëruar në rrjetet e saj sociale padurimin dhe kënaqësinë për këtë koncert në Tiranë.
Ylli ndërkombëtar këto kohë ka qenë shumë aktive me debutime dhe koncerte ngado. Ajo ka qenë subjekti I mediave më prestigjioze sidomos pas publikimit edhe të hitit të saj më të fundit “Girls”.
https://www.youtube.com/watch?v=RQUuqbzQVsY
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.