Lajmet e fundit

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora vlen 6 milionë dollarë ndërsa pritet që të fitojë edhe shuma të tjera të majme pasi ajo hoqi dorë nga të qenit pjesë e jurisë në talent shoun “X Factor” për t’iu bashkangjitur formatit konkurrent “The X Factor”.
Tani ajo ka punësuar prindërit e saj, Vera dhe Besnik Sahatçiu për t'u kujdesur për pasurinë e saj.
Vëllau i saj Don dhe motra Elena janë gjithashtu duke u punësuar për të investuar në prona me vlera të mëdha, transmeton Klan Kosova.
Një burim i afërt me këngëtaren ka thënë se edukimi i familjes në kryeqytetin e ashpër kosovar, Prishtinë do të thotë se ajo e di rëndësinë e parave.
Nëna e saj me profesion psikiatre dhe babai i saj që është pronar i një pubi janë larguar në Angli kur Rita ishte vetëm fëmijë.