15.11.2018 · përditësuar para 2801 dite1 min lexim
Rita Ora ka publikuar projektin e ri muzikor “Velvet Rope” që do jetë pjesë e albumit të saj ‘Phoenix’ më 23 nëntor.
Sërish bëhet fjalë për një këngë që i dedikohet dashurisë. Jeta e një mashkulli shihet nga sytë e ish-partneres, e cila vë re se ai po vazhdon jetën e tij pa i dhënë rëndësi të kaluarës.
“Velvet Rope” është publikuar vetëm me audio dhe tekst. Kënga është shkruar nga vetë Rita.
“Kënga është personale dhe është e rëndësishme për mua”, ka thënë ajo.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.