23.06.2015 · përditësuar para 4058 dite1 min lexim
Rita Ora mendohet se ka shumë stil.
Por, ajo ka pasur një dështim të modës kur u pa në qytetin e New York-ut.
Ajo mezi u njoft derisa u pa me një këmishë të gjerë të bardhë, një palë xhinse të shqyera dhe një kapelë, transmeton Klan Kosova.
Madje këmishën e kishte shumë të hapur dhe dukej se nuk kishte menduar shumë për faktin se si do të dukej.
Ylli që së fundi u zyrtarizua se do të jetë pjesë e jurisë së “X Factor” u pa teksa shkruante në telefonin e saj derisa ecte dhe dukej shumë serioze dhe pa disponim.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.