Lajmet e fundit

Ajo kohët e fundit u nda me të dashurin e Ricky Hil, por Rita Ora nuk është duke u mërzitur për këtë gjë.
Në vend të kësaj këngëtarja 24-vjeçare është duke i treguar djalit të Tommy Hilfiger se çfarë ka humbur, duke postuar disa fotografi në Instagramin e saj.
Rita gjithashtu shpërndau foto në instagram të bashkëpunimit të saj të ardhshëm më këngëtarin e shumë përfolur Chris Brown.
Gjyqëtarja e X Factor është duke realizuar këngën e saj të re, “Body On Me” me Brown dhe nën fotografi kishte shkruajtur: “Së shpejti , Body On Me”.
Rita më parë mbrojti Chris duke thënë se askush nuk kujdeset se çfarë ai ka bërë për sa kohë që ai bën muzikë të mirë.
Ajo i tha për The Sun: "Chris Brown është i fortë, i fuqishëm dhe është dikush që është i rëndësishme për mua personalisht dhe profesionalisht”.
"Unë e dua atë në nivele të ndryshme. Unë shoh se si ai trajton popullin e tij dhe ai është një njeri i mirë me një zemër të mirë dhe një familje të bukur".