Lajmet e fundit

Rita Ora nderoi të ndjerin Avicii gjatë festivalit të BBC Radio 1.
DJ dhe producenti i Avicii – emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, u gjet i vdekur në Muskat, Oman, më 20 prill në moshën 28-vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Ora arriti në skenë për të kënduar këngën e tyre “Lonely Together”, ku ajo pranoi se e kishte shumë të vështirë ta interpretonte këtë këngë.
“Faleminderit që e ke kënduar me mua”, tha Rita pas këngës.
“Është gjithmonë e vështirë për mua ta këndoj këtë këngë, kështu që ju falënderoj shumë që e kënduat me mua”.
Këngëtarja shqiptare edhe më parë nderoi Aviciin gjatë një koncerti menjëherë pas vdekjes së tij.
Në Holandë, ajo mbajti një minutë heshtje për të para se ta këndonte këngën. Ora ishte dukshëm e mërzitur gjatë performancës dhe tha se ishte një nder për të punuar me artistin e ndjerë.