Rita Ora është një “Poster Girl”.
Të paktën bazuar në veshjen e saj seksi në formë rrjete – nga marka e njohur britanike Poster Girl – të cilën ajo e kishte veshur gjatë një darke me Liam Payne dhe kryeredaktorin e "Vogue" në Britani, Edward Enninful.
Ylli i muzikës pop kishte shijuar darkën me miqtë e saj në një lokal të njohur në Londër derisa kishte veshur një bluzë me tri rripa të hollë dhe një fustan të gjatë, të dyja nga kjo markë e veshjeve.
Kjo veshje me dizajne të teksturës së leopardit dhe gjarprit u krijua nga dizajnerët e studios së "Poster Girl" në Londër për dy ditë.
Bluza që Ora e kishte veshur kushton 305 dollarë derisa fundi i gjatë kushton 1175 dollarë, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja e shumë hiteve e ka kompletuar pamjen e saj me shumë byzylykë metalikë dhe këpucë me take po ashtu me rripa.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.