Lajmet e fundit

Ajo gjithmonë është veçuar me stilin e saj.
E nuk është e çuditshme që Rita Ora tërheq vëmendjen në një dalje në New York ditën e martë.
Ajo kishte një stil flokësh mjaft interesant, të kapura prapa përderisa i kishte dekoruar me gërsheta dhe shirita ngjyrë vjollcë.
Këngëtarja 25 vjeçare kishte të veshur një këmishë të bardhë si dhe pantallona të bardha të shkurtra.
Të veçantë e kishte edhe grimin, ku sytë i kishte të hijezuar me ngjyrë metalike të vjollcë, përderisa buzët ngjyrë krem.



