Lajmet e fundit

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora ka bërë të ditur se do të lansojë një këngë të re që titullohet “Kosovo”.
Ora ka treguar për këtë duke folur për albumin më të ri të saj, transmeton Klan Kosova.
“Do të kem më shumë këngë personale në album. Njëra do të quhet "Kosovo" në të cilën unë do të shpalos gjëra të jetës sime dhe gjëra të cilat nuk i kam adresuar në media por që mund t’i adresoj me emocionet e muzikës” tha ajo për “Depauliaonline”.