Lajmet e fundit

Rita Ora ka reguar pas lajmit të dhimbshëm për vdekjen e Avicii-t.
27-vjearja, e cila kohëve të fundit kishte punuar me DJ e njohur botëror për projektin “Lonely Together”, bëri një postim në rrjetet sociale, transmeton Klan Kosova.
“Nuk kam fjalë. Më kujtohet sa e mahnitshme ishte koha kur e bëmë “Lonely Together” dhe më duket sikur ka ndodhur dje. Ngushëllime ndaj familjes së Avicii, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Shkoi kaq shpejt. Unë jam e shkatërruar, zemërthyer”, shkroi Rita në Twitter.
Avicii fatkeqësisht u gjet i vdekur të në moshën 28-vjeçare.