Lajmet e fundit

Këngëtarja shqiptare ka shpenzuar shumë kohë në qytetin e Los Anxhelos. Ditëve të fundit është përfolur se ajo është duke kërkuar për një shtëpi të përhershme në Shtetet e Bashkuara.
"Rita shpenzon shumë kohë në Amerikë dhe normalisht ose qëndron në një hotel ose me qira një vend me ekipin e saj” ka thënë një burim i afërt me këngëtaren, transmeton Klan Kosova.
"Por ajo ka qenë duke udhëtuar kaq shumë kohët e fundit duke promovuar klipin e saj sa duket që ajo ka vendosur të marrë një shtëpi të veten", ka vazhduar ky burim.
Ora do të kthehet në Amerikë këtë vjeshtë për turneun e saj amerikan.
Bukuroshja bjonde më parë kishte zbuluar se ajo ka parashikuar që të vendoset në Kaliforni dhe aty të krijojë familje.