Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur Rita Ora është shprehur se do të dëshironte të aktrojë dhe këndojë për filmin më të ri të James Bond.
Ajo këtë e ka thënë derisa është pyetur se a do të donte të ishte femra Bond apo të këndonte kolonën zanore të filmit.
“Unë më përpara do të këndoja kolonën zanore, por a i ka bërë ndonjëherë ndokush të dyja? Ndoshta unë do t’i bëj”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
Filmi më i fundit për James Bond “Spectre” ka pasur javën e parë të shfaqjes dhe vetëm në Britani në javën e parë ka arritur të mbledhë 58 milionë stërlina.