Lajmet e fundit

Këngëtarja kosovare, Rita Ora, në konferencën e mbajtur në Prishtinë, ka uruar Kosovën për dhjetëvjetorin e pavarësisë.
Ajo ka folur për koncertin që mbahet sonte në kryeqytet për nder të kësaj feste.
“Jam shumë nervoz sepse dashuroj shumë performimin”.
“Jam më shumë nervoze se për çdo koncert tjetër”, ka thënë Rita Ora, njofton Klan Kosova.
“Gjëja më rëndësishme është që t’i bëjë njerëzit e lumtur”.
“Sot është pavarësia dhe të gjithë jemi këtu, po i shohim edhe Lojërat Olimpike dhe po e shohim se sa të mira po ndodhin me Kosovën”, është shprehur ajo.