Lajmet e fundit

Këngëtarja Rita Ora ka folur për kurajën dhe sakrificën që nëna e saj, Vera ka treguar kur familja e saj është vendosur nga Kosova në Angli.
Ora ka lexuar “një letër” dedikuar nënës së saj.
“Duke u rritur, definicioni i gurit ka qenë natyrisht nëna ime, Vera Ora andaj këtë natë kjo është letra që tregon dashurinë time të pakusht për gruan që e quaj nënë, dhe jo vetëm kaq” ka thënë Ora, transmeton Klan Kosova.
“E dashur mami, kur kujtoj fëmijërinë më kujtohet mbështetje por në fakt realiteti është se kur unë isha shumë e vogël, nëna dhe babai im janë vendosur nga Kosova në Angli kur ne jemi zhvendosur në Angli”.
Ora ka folur edhe për betejën e kancerit që nëna e saj është duke kaluar.
“Nënë, ti je pa dyshim gruaja më e fortë që e njoh dhe jam krenare që jam bija jote. Unë kam mësuar për fuqinë time si femër duke u rritur pranë teje”
Në këtë ngjarje, ka folur edhe nëna e Rita Orës të cilën vetë ajo e ka ftuar në skenë.
“Dua të theksoj se sa e rëndësishme është kur ke familjarët që të mbështesin në situata të vështira. Si nënë, bën sakrifica për fëmijët e tua sepse ata janë bota jote. Vajzat e mia, Rita, Elena dhe Don janë bota ime”.
Ajo tha se është shumë krenare për bijën e saj, Rita.
“Jam shumë krenare për ty Rita, ti vazhdon të më mahnitësh mua çdo ditë. Të të shoh të rritesh dhe të bëhesh kjo që je, është lumturia ime më e madhe”.
http://www.vh1.com/video-playlists/eg0fj6/dear-mama-dear-mama-highlights/yj582q