Lajmet e fundit

Rita Ora është e bindur se Chris Brown është një njeri i mirë.
24 vjeçarja së fundmi ka regjistruar një këngë me këngëtarin amerikan dhe tani komenton se e kaluara e tij nuk e shqetëson atë.
Chris Brown ka qenë kryelajm në vitin 2009 kur e sulmoi të dashurën e atëhershme Rihanna, duke e lënë me fytyrë të shtypur dhe të ënjtur. Sidoqoftë, ky fakt nuk ka ndikuar në atë se si Rita e sheh atë.
“Chris Brown është i fortë, i fuqishëm dhe si dikush që është i rëndësishëm për mua personalisht dhe profesionalisht”, i ka thënë Rita gazetës britanike The Sun, transmeton Klan Kosova.
“Diskriminimi dhe çfarë njerëzit mendojnë? Nëse ke këngë të mrekullueshme, atëherë nuk i intereson askujt. Unë e pëlqej atë në nivele të ndryshme. E shoh se si i trajton njerëzit e tij. Ai është njeri i mirë me zemër të mirë dhe me një familje të dashur”, ka shtuar Rita.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore shpesh është krahasuar me këngëtaren Rihanna gjatë karierrës së saj, për shkak të pamjes së guximshme dhe kontratës së nënshkruar me reperin Jay Z.
Gjatë këtij muaji, The Sun ka raportuar se Rihanna ishte e pasigurt rreth Ritës dhe se kënga e re me Chris Brown do të jetë bileta e saj drejt suksesit më të madh për në Amerikë.
“Rihanna ka qenë gjithmonë e kujdesshme në raport me Ritën. Ato kanë imazh të ngjashëm dhe nuk ka shumë diferencë në muzikën e tyre. Kënga me Chris tingëllon mahnitshëm dhe pritet të jetë një hit i madh. Është kënga më e mirë që Rita ka bërë ndonjëherë, e cila do t’i ndihmojë të depërtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, i ka thënë një burim gazetës.