Lajmet e fundit

Kohëve të fundit ka pasur shumë thashetheme se ka lindur një romancë mes këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Lewis Hamilton.
Por a mund të jetë e vërtetë se të dy janë duke punuar së bashku në një projekt muzikor?
Këngëtarja dhe vozitësi i Formula 1 janë parë duke kaluar vikendin së bashku duke regjistruar së bashku në studio derisa të dy kanë postuar fotografi të ndara nga brenda studios.
Të dielën, ylli i Formula 1 ka ndarë një fotografi me fansat në Instagram ku shihet duke punuar në studio derisa edhe Rita Ora poashtu ka postuar një fotografi të ngjashme, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BH-OdSJhgI1/?taken-by=lewishamilton
https://www.instagram.com/p/BH-s4WTA6YO/?taken-by=ritaora
As njëri e as tjetri nuk kanë konfirmuar nëse kanë qenë së bashku në studion e njejtë e as që janë duke bashkëpunuar në ndonjë projekt.
Të dy kanë qenë kryelajm i mediave rozë duke u përfolur për një lidhje mes tyre por kjo ka mbetur e pakonfirmuar ndonëse një burim ka thënë se Ora dhe Hamilton janë të pandarë tashmë.
“Ata nuk mund të ngopen me njëri-tjetrin, është vërtetë shumë e ëmbël”.