Lajmet e fundit

Qindja super yje të muzikës do të jenë në Los Angeles për ceremoninë e MTV Music Video Awards dhe tashmë e dimë se kush do të ulet pranë kujt, transmeton Klan Kosova.
Ceremoninë e këtij viti do ta prezantojë Miley Cyrus nga teatri më i ri i Mikrosoftit, të dielën, me 30 gusht.
Sigurisht që tema kryesore është performanca e Justin Bieber, i cili do ta performojë live këngën e re “What Do You Mean”, pas dy vitesh qëndrimi jashtë industrisë së muzikës.
Pas paraqitjes live të shumëpritur të tij, Bieber do ta ketë ulësen duke e pritur në audiencë afër Big Sean dhe Fall Out Boy.
E diela do të jetë po ashtu një natë e madhe edhe për Taylor Swift. Ajo do ta ketë premierën e videos më të re “Wildest Dreams” dhe është e nominuar në dhejtë kategori.
Me gjasë Swift do të jetë të shumtën e kohës në skenë duke koleksionuar çmime, por gjatë pjesës tjetër të ceremonisë, ajo do të jetë e ulur afër Nick Jonas dhe Tori Kelly.
Ndërsa në një sektor tjetër do të jenë të ulur këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Demi Lovato, Pharrell Williams dhe Kelly Osbourne.
Edhe shumë yje të tjerë, përfshirë këtu Britney Spears, Fifth Harmony, Rebel Wilson, Kylie Jenner dhe Ice Cube, do të jenë gjithashtu në audiencë për galanë vjetore.