Lajmet e fundit

Rita Ora si duket nuk brengoset aspak për padinë që kompania e reperit Jay Z ka ngritur kundër saj.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore e ka postuar një fotografi të saj në Instagram, ku shihet duke dhuruar puthje, dhe ka shkruar:"Puthje shumë shumë e madhe për të gjitë ata që po e marrin nën kontroll jetën e tyre këtë vit. Ju po e jetoni atë, askush tjetër. Besoni tek vetja juaj, tani është koha për të buzëqeshur".
Para pak kohësh ishte Rita ajo që fillimisht ngriti padi ndaj kompanisë Roc Nation, meqë sipas saj ajo është lënë anash dhe nuk kanë punuar fare me të. Ndërsa tani padia Ritës i është rikthyer nga kjo kompani, me pretendimin se ata kanë harxhuar disa miliona në promovimin e saj dhe se ajo nuk ka punuar mjaftueshëm, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BBSklpAxs3j/?taken-by=ritaora