Lajmet e fundit

Rita Ora sapo i është bashkangjitur panelit gjykues të jurisë së X Factor, por kjo nuk i ka penguar që ajo të lërë përshtypje.
Ikona bjonde e bukurisë ka flirtuar me garuesit meshkuj të X Factor gjatë audicioneve, me qëllim që t’i bëjë ata “të ndihen rehatshëm” dhe nuk e ka në plan të ndalojë në këtë drejtim, transmeton Klan Kosova.
Rita, e cila ka pozuar me një palë sytjena të veçanta në fotografitë promocionale për këtë show, ka thënë:”Qëllimi im është që t’i bëj ata të ndihen rehat, ta largoj presionin nga ta, dhe më pas shpresoj që ata do të tregohen më të mirë në audicion. Nëse mund t’i mbijetojnë flirtimit tim, atëherë mund t’i mbijetojnë edhe prezencës në X Factor”.
Por Rita insiston se ajo sillet në mënyrë të njejtë edhe në shtëpi dhe është flirtuese nga natyra.
Sidoqoftë, nga ana tjetër ajo nuk është impresionuar nga femrat që janë munduar të flirtojnë me kryetarin e juries, Simon Cowell, i cili është lumturisht i dashuruar me Lauren Silverman, nënën e djalit të tij Eric.
Ajo ka deklaruar: Unë e kuptoj fuqinë, është Simon me këmishën e tij dhe xhinset dhe gjithë të tjerat, e kuptoj. Por duhet të ekzistojë një limit që duhet ta keni, pak etikë duket të ekzistojë”.
“Kur kalohet ajo vijë, unë bëhem mbrojtëse. Anëtarët e kësaj jurie kanë filluar të bëhen vërtetë të afërt për mua, si një familje, kështu që unë bëhem shumë mbrojtëse ndaj tyre. Unë thoja: mbajini duart larg tij sepse ai padyshim që është jashtë tregut. Isha serioze”, ka shtuar Rita.