Lajmet e fundit

Rita Ora është paraqitur me veshje te kuqe në emisionin Late Night With Seth Meyers në New York.
Gjatë intervistës, 24 vjeçarja shqiptare ka folur rreth asaj se si më parë ka punuar në një dyqan këpucësh, transmeton Klan Kosova.
“E urreja. Të shisja këpuca nuk ishte ambicia ime, por në kohë të caktuara duhet të bësh atë që duhet ta bësh, dhe unë e bëra”, ka thënë Rita.
Pas emisionit, Rita është parë e shoqëruar më shoqe për darkë në Tribeca.