Lajmet e fundit

Anëtarja më e re e jurisë së X Factor, Rita Ora, ka pranuar se është shumë e emocionuar dhe e stresuar që kur i është bashkangjitur këtij formati.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila më parë ishte paraqitur si anëtare e jurisë në emisionin e BBC One, The Voice UK, është ankuar se njerëzit po e krahasojnë atë më kolegen e saj, po ashtu anëtare jurie, Cheryl Fernandez-Versini.
“Jam nervoze në lidhje me atë se çfarë po them gjatë emisionit, meqë unë nuk kam ‘filtrues’, ka thënë ajo për The Sun, transmeton Klan Kosova.
“Është pak e padrejtë, pasi Cheryl është me të vërtetë e mirë, dhe duke qenë këtu për vite me radhë është një profesioniste e vërtetë. Natyrisht se unë jam ende duke i mësuar gjërat”, ka shtuar ajo.
Ora gjithashtu ka sqaruar se është e kënaqur që i është bashkangjitur këtij formati në të njejtën kohë me mikun e saj Nick Grimshaw, ndonëse ka bërë me dije se ai është akomoduar më lehtë.
“Ne jemi si macja me miun”, deklaroi ajo. “Ai përfundimisht është macja dhe unë jam miu i qetë”. “Shpresoj se kjo do të ndryshojë së shpejti, meqë do të duhej që konkurrentët të ishin nervozë dhe jo unë”, shtoi Rita.