Lajmet e fundit
Fatmir Limaj: Kampiones tonë, Rita Zeqirit, i uroj suksese edhe në sfidën e ardhshme. Besoj se Rita do i sjell një medalje Kosovës.

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, mendon se Rita Zeqiri, kosovarja që po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Notit në Rusi e që zuri vendin e parë në garën 50 metra, do t’i sjellë medalje Kosovës.
Ai përmes profilit të tij në facebook është shprehur mirënjohës për Federatën e Notit të Kosovës dhe për familjen e Ritës.
“Është lajm shumë i mirë fitorja e Rita Zeqirit, në Kampionatin Botëror të Notit që po mbahet në Kazan të Rusisë”.
“Kampiones tonë, Rita Zeqirit, i uroj suksese edhe në sfidën e ardhshme. Besoj se Rita do i sjell një medalje Kosovës”.
“Suksese për gjithë garuesit tanë që na përfaqësojnë atje, gjithashtu mirënjohje të thellë edhe për Federatën e Notit të Kosovës, e në veçanti për kontributin që familjaret e Ritës dhanë për Ritën dhe për notin në përgjithësi”.