Lajmet e fundit

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora dhe kolegia e saj Katy Perry kanë një të përbashkët.
Që të dyja kanë një mik që e duan shumë dhe kanë fjalët më të mira për të.
Është fjala për Jeremy Scott, dizajnerin e famshëm të modës nga Amerika.
Ai ka punuar për kompanitë e famshme Adidas dhe Moschino.
Sot e ka ditëlindjen dhe miket e tij janë kujdesur që ta urojnë me fjalët më të bukura, transmeton Klan Kosova.
“Urime ditëlindjen p-ersonit më besnik dhe më të këndshëm që kam njohur gjatë karrierës time. Jeremy Scot gjithmonë ka pasur besim në vizionin tim. Të konsideroj si mik të përjetshëm dhe gjithmonë ndjehem shumë origjinale në dizajnet e tua”, ka shkruar Katy Perry për të.
Ndërsa Rita Ora, ka thënë se Jeremy Scot është personi ku e gjen veten më së shumti.
“Ky është njeriu që më inspiron dhe më jep kurajo që të ndjek zemrën time. Urime ditëlindjen zemër”, ka thënë Rita për të.