19.11.2019 · përditësuar para 2448 dite1 min lexim
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të hënën janë rinumëruar 132 vendvotime.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar se sipas të dhënave të deritashme janë rinumëruar 706 vendvotime nga 1407 sa janë gjithsej.
" Kjo shifër përbën 50% të vendvotimeve të rinumëruara deri më tani. Kanë mbetur për tu rinumëruar edhe 701 vendvotime të tjera", tha ai për klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.