Lajmet e fundit

45 nga 530 vendvotimet janë rinumëruar deri të enjten në mesnatë pas vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Elezi foli edhe për mbarëvajtjen e këtij procesi.
"Rinumërimi është duke vijuar normalisht dhe pa ndonjë problematikë", shtoi ai.
Vendimi për rinumërim erdhi pas parregullsive të gjetura e të publikuara në raportin e auditimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).