Lajmet e fundit

Xhamia e vjetër në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës, pritet që shumë shpejt t’i kthehet funksionit të saj.
Kjo pasi disa të rinj në mënyrë vullnetare kanë filluar rinovimin e xhamisë, njofton Klan Kosova.
Madje, edhe punimet që do të kryhen, pritet të bëhen nga vetë banorët e Sllatinës.
Kjo xhami sipas më të moshuarit të fshatit ka filluar të ndërtohet në vitin 1864.
Për formën që tashmë e ka kjo xhami që nga viti 1905 kontribut dha edhe një mjeshtër dhe ish-patriot i kohës, Riza Streli.