Lajmet e fundit

Sot gjatë ditës janë përuruar sallat dhe zyrat e rinovuar të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Hyseni Ngucati, kryetar i kësaj organizate tha se kanë përmbushur një objektiv shumë të rëndësishëm, njofton Klan Kosova.
Sipas tij objekti ka përfunduar në kohë rekorde brenda 45 ditësh.
Ngucati ka falënderuar edhe ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të cilët për këtë renovim kanë ndarë 40 mijë euro.
Ai tha se “objekti para të rinovohej ishte në gjendje të mjerueshëm”.