Lajmet e fundit

Të mërkurën, në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë kanë rifilluar gërmimet për gjetjen eshtrave të të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxheliu, tha se në këtë lokacion që është i pesti vend kërkimi në Serbi, do të punohet gjashtë ditë të javës për dy deri në tri javë rresht, njofton Klan Kosova.
Muajin e kaluar në Rezallë u varrosen Shefqet e Sadri Zabelit, trupat e se cilëve u gjetën në varrezat e Kizhevakut.
Derisa gërmimet që u bënë javën e kaluar në varrezat e besimtarëve myslimanë në Mitrovicë rezultuan pa sukses.
https://www.youtube.com/watch?v=vqoKGVlULTQ