Lajmet e fundit

Forumi i Rinisë i LDK-së sot organizon aktivitet me moton “Mos na leni mshelë”.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i institucioneve vendore, veçanërisht Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare për nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Aktiviteti fillon në orën 12:00 dhe mbahet në Sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.