Lajmet e fundit

Pllaka përkujtimore e Ahmet Mulla Sylës dhe truprojës së tij Rexhep Muratit u dëmtua para tre muajve nga kompania “Jehona” e cila ishte duke i kryer punimet në rrugën e fshatit Topillë të Shtimës.
E njëjta u rivendos këtë të shtunë nga kompania, por të kënaqur me mënyrën se si është vendosur lapidari nuk janë banorët e as familjarët e dëshmorëve.
Halim Hysenaj i cili kishte kontribuar për vendosjen e saj 20 vjet më parë mendon se ka ndodhur qëllimisht largimi i saj.
“Ma merr mendja se me qellim e kanë rrëzu se ka pas 8 metra rrugë ka mujt edhe ma anej me shtru mirëpo unë e di saktë qe me qëllim u rreu”.
Por këto pretendime i mohoi pronari i kompanisë Hazir Krasniqi i cili tha se dëmtimi i saj ka ndodhur pa qëllim.
Në dijeni për këtë ngjarje janë edhe policia e Shtimës të cilët janë duke u marrë me rastin.
Derisa, Ahmet Mulla Syla para më shumë se 100 viteve kishte qenë Kryetar i Komunës së Shtimës dhe bashkë me Rexhep Muratin kishin mbetur të vrarë nga një atentat i policisë serbe më 1923.
Kronikë e përgatitur nga Arjeta Sinani: