Lajmet e fundit

Shumica parlamentare, këtë të mërkurë, u sfidua me mungesën e deputetëve të Listës Serbe.
Nga ky subjekt, që është pjesë e koalicionit qeveritar, munguan në Komisionin për Buxhet dhe Financa ku do të duhej të shqyrtoheshin amandamentet për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike.
Po ashtu, serbët munguan edhe në seancën e jashtëzakonshme duke bërë që në mungesë të kuorumit të dështojë seanca ku pritej të hidhej në votim për shqyrtim të dytë Projektligji i Rimëkëmbjes Ekonomike.