Pal Lekaj, Shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se partia e tij do ta votojë ligjin për Trepçën, por megjithatë duhen ndryshime të tjera në ligj, sepse, “punëtorët e Trepçës e meritojnë”, njofton Klan Kosova.
Madje Lekaj fjalimin e tij e ka nisur duke rimuar “Trepça të punojë, Qeveria tutje të mos gabojë”, ishin vargjet e Lekajt.
“Punëtorët e Trepçës janë luanë e heronj, Trepça është sinonim i të mirës, rezistencës, ndërtimit të shtetit dhe ky thesar i çmuar duhet të trajtohet ashtu siç e meriton e jo si deri më tani, sepse ky gjigant ka mbetur në mëshirën e askujt”.
“Është e vërtetë që për ligjin ka dallime, por ky ligj nuk duhet të miratohet në këtë formë çfarë është, por duhet të bëhen përmirësime. Ndërsa është mirë që është ndarë përqindja, mes qeverisë e punëtorëve”.
“Parlamenti duhet të ketë fuqinë e vet dhe të mos lejojë të kontrabandohet asgjë”.
“Aleanca do të jetë pro të mirave të qytetarëve dhe ne nuk e politizojmë çështjen. Synimi ynë është që të kontribuojmë në të mirën e vendit”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.