Lajmet e fundit
Në Himarë kanë ‘rilindur’ edhe parullat e periudhës së komunizmit.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Panorama.
Kjo ka ndodhur në fshatin Kudhës, ku falë një projekti janë shtruar rrugicat dhe është vendosur ndriçimi.
Po ashtu është rikonstruktuar edhe godina qendrore e fshatit, mbi të cilën ishin shkruar disa parulla të komunizmit.
Megjithatë këto parulla nuk janë fshirë, madje ato janë restauruar.
Në parulla lexohet: “Rroftë komandanti i lavdishëm, shoku Enver Hoxha” dhe “Të vëmë në jetë vendimet historike të Kongresit të 9-të të PPSH”.
Në gusht të vitit të shkuar, PD denoncoi këto parulla në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Komunizmit.