Zone Club është bërë gati për sezonin e ri, me lokacion në qendër të Prishtinës.
Hapja zyrtare e Zone Club do të bëhet këtë të shtunë, me tashmë mbi 1000 mysafir të konfirmuar.
Në listën e mysafirëve pritet të jenë shumë fytyra të njohura publike, njofton Klan Kosova.
Këtë vit, Summer Zone, arriti majat me ndejat më të mëdha që kanë ndodhur në kryeqytet, në të cilat kanë performuar top artistët shqiptar, e disa nga DJ-të më të vlerësuar në industrinë globale të muzikës elektronike, siç ishin Solomun dhe Dubfire.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.