Lajmet e fundit

Seriali i dashur për shume shikues “Kafeneja Jonë” do të rikthehet së shpejti.
“Kafeneja Jone” do të vijë në format të ri online, ku të gjithë shikuesit mund të kenë qasje në çdo kohë, ka konfirmuar gjirafa.com për klankosova.tv.
“Është kënaqësi të punojmë me ekipin e Kafeneja Jonë dhe të bashkëprodhojmë serialin me Produksionin CMB, Shkumbin Istrefi” thuhet në deklaratën e gjirafa.com, njofton Klan Kosova.
Seriali do të shfaqet ekskluzivisht për herë të parë në Gjirafa.com, ku mund të shikohet në çdo vend dhe në çdo kohë.
Të gjithë interesuarit mund të marrin më informata në Gjirafa.com/Kafeneja