Lajmet e fundit

Wayne Rooney do të rikthehet pas lëndimit të gjurit këtë të hënë, por që do të luajë për skuadrën U21 të United në ndeshjen ndaj Midlessbrough.
30 vjeçari ka qenë duke u rikuperuar nga lëndimi që nga shkurti i këtij viti, por që së paku do të luajë një gjysmë ndeshje që të shihet se cila është forma e tij.
“Ai do të luajë të hënën, ndoshta 60 minuta për të parë se ku është”.
“Për më shumë se dy muaj ai është jashtë fushës. Ai është një sulmues i madh, por që duhet të shohim nivelin që ka arritur pas lëndimit”, ka thënë Van Gaal, transmeton Klan Kosova.