Lajmet e fundit

Herën e fundit që është dëgjuar për Leona Lewis fituesen e X Factor që un shndërrua në yll global, ajo ishte në depresion.
Një sekuencë tejet dëshpëruese në jetën e saj, bëri që ajo të shkruajë një letër për të gjithë fansat e saj duke ua bërë me dije se është në depresion dhe e kishte postuar në Twitter.
“Ka qenë një vit i vështire. Emocionet që kam ndjerë kanë qenë më të fuqishme se kurrë më parë në jetën time”, kishte shkruar ajo. “Në disa momente u ndjeva jashtëzakonisht në depresion, por kisha edhe kohë të mira. Por gjërat e këqija filluan t’ua kalonin atyre të bukurave dhe po e shkruaj këtë letër për këdo që në jetën e tij është ndjerë në këtë mënyrë”, kishte shkruar ajo.
Tani ajo ka ndërmarrë një nismë për t’i frymëzuar njerëzit që janë në depresion. Leona çdo ditë shpërndan thënie inspiruese në faqen e saj në Facebook të quajtur “Empower Month”.
Këngëtarja që s’u dëgjua për një kohë të gjatë, tani do të publikojë një këngë.
Fansat e saj të dikurshëm mund ta dëgjojnë projektin e saj muzikor të titulluar “I AM” me 11 shtator të këtij viti.