Lajmet e fundit

Janet Jackson ka mbajtur një profil mjaft të ulët që kur njoftoi për shtatzëninë e saj në muajin maj.
Artistja 50 vjeçare dhe burri i saj Wissam Al Mana janë në pritje fëmijës së tyre të parë.
Janet ka shtyrë edhe turneun e saj pas marrjes së lajmit të mirë dhe postuar një video për t’i njoftuar fansat se ajo është duke planifikuar familjen e saj, transmeton Klan Kosova.
Tani, këngëtarja iu është rikthyer rrjeteve sociale me një cicërimë të parë që nga gushti.
“Hey njerëz, ka qenë një kohë e gjatë, por unë jam ende duke dëgjuar”, ka shkruar ajo.
“Unë e ndjej dashurinë tuaj dhe lutjet poashtu. Faleminderit, unë jam shumë mirë. Al hamdu lillah – që në arabisht i bie Falënderimi i takon Perëndisë”.
“Janet është super e ngazëllyer”, ka thënë një burim për Us Weekly. “Ajo është shumë e lumtur. Ajo ndjehet me të vërtetë e fortë”.