Lajmet e fundit

Këmbët e modeles, Gisele Bündchen nuk do të ecin më në pasarelat e modës por do të jenë pjesë e reklamave për Stuart Weitzman.
Dizajneri Weitzman ka filluar me kampanjat reklamuese për sezonin e vjeshtës 2015 ku në qendër të vëmendjes është pikërisht modelja Bündchen.
Ajo reklamoi një palë çizme të gjata ngjyrë të zezë në një reklamë me ngjyra bardhë e zi. Ndonëse vëmendja duhet të ishte krejtësisht te çizmet, u komentua shumë edhe fustani shumë i hapur i modeles ku dukej se ajo është akoma në super formë, transmeton Klan Kosova.