Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur në skenën muzikore shqiptare, Gili ka zgjedhur muajt e nxehtë verorë që të kthehet me një videoklip të ri.
Ajo ka lansuar projektin e saj më të ri “Ka diçka ka” që është punuar nga bashkëshorti dhe bashkëpunëtori i saj i vazhdueshëm, Ilir Berani.
Gili në klip shihet shumë e freskët dhe si gjithmonë ka ardhur me një stil të veçantë për të cilin edhe karakterizohet, transmeton Klan Kosova.
Për videoklipin është përkujdesur “EMF Creative”.