Lajmet e fundit

Chrissy Teigen e ka bërë nxehtë. Ajo ka treguar format e saj trupore veshur me bikini derisa ka pozuar për kopertinën e Sports Illustrated.
31 vjeçarja Teigen ka treguar me shumë vetëbesim trupin e saj nëntë muaj pas lindjes së vajzës së saj, Luna.
“Ka kaluar kohë qysh kur unë jam fotografuar me bikini”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
Teigen ka qenë gjithmonë shumë e hapur me fansat e saj, e madje nuk ka ngurruar asnjëherë as që të ekspozojë format e saj trupore.
Ajo madje ka treguar edhe detaje lidhur me jetën e saj private, sikur kur ka treguar se ka pasur fekondim artificial.
Numri i kësaj reviste, ku në kopertinë është Teigen pritet të publikohet më vonë gjatë këtij muaji.