Lajmet e fundit

Të gjithë e kanë mirëpritur lajmin që Bridget Jones, do rikthet prapë në ekranin e madh.
Është ky roli legjendar nga Renee Zallweger, që tani do ta paraqes Bridget si nënë, transmeton Klan Kosova.
Por shumë fansa janë frikësuar që aktorja nuk do të mund të e realizojë më këtë rol.
Kjo sepse, Zallweger ka ndryshuar shumë këto vitet e fundit.
Por dyshimet u larguan të premtën kur aktorja e ka postuar një fotografi nga sheshi i xhirimit.
Aty shihet pikërisht Bridget siç të gjithë e adhurojnë.
I vetmi dallim mund të jetë në përdorimin e teknologjisë, sepse tani e jona Bridget përdorë edhe Ipad e jo më ditar.
Xhirimet e filmit “Bridget Jones Baby”, kanë filluar të premtën.