Lajmet e fundit

Në zonat verilindore dhe juglindore u rikthyen sot reshjet e borës dhe rënia e ndjeshme e temperaturave, si pasojë e masave ajrore të ftohta veriore.
Në Bulqizë të Shqipë, trashësia sot shkon nga 5 cm deri në 15 cm në zonat malore.
Pas ditëve me diell, kur fermerët nisën plugimet e pranverës, fillimi i reshjeve të dëborës i ka zënë ata në befasi. Sipas tyre, dëbora dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht tek të mbjellat dhe pritet të shkaktojnë vonesa në kryerjen e punëve të shumta të pranverës në bujqësi.
Nuk raportohen deri tani probleme me rrugët nacionale dhe rurale.
Në këto zona të vendit pritet një rritje graduale e temperaturave nga dita e martë. Deri në fundjavë, në zonat malore temperaturat maksimale në verilindje dhe juglindje do të arrijnë në 18 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet deri në 22 gradë Celcisus.