Lajmet e fundit

Në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë, në Merdarë kanë filluar pritjet e gjata, njofton Klan Kosova.
Kolona e automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdarë është deri në 2000 metra e gjatë në dalje.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit qytetarët në këtë pikë kufitare presin deri në 3 orë për të dalë nga territori i Kosovës derisa ata që hynë në territorin tonë nuk presin më shumë se dhjetë minuta.