Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, priti në takim të ngarkuarin e përkohshëm me Punë të Ambasadës Hungareze në Prishtinë, Bela Bozsik.
Gjatë këtij takimi, janë ri-konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve, me zotime dhe përkushtime të reja për forcimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve në fusha të interesit të përbashkët.
I ngarkuari me punë, Bozsik me këtë rast i përcolli një letër urimi që shkëlqesia e tij, Peter Szijjarto, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, dërgon me rastin e ditëlindjes së Pacollit.