24.10.2017 · përditësuar para 3203 dite1 min lexim
Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo, ka vizituar kompaninë M&Sillosin.
Ai ka thënë se ministria e tij përmes programeve të saj mbështetëse, do të vazhdojë përkrahjen e agrobizneseve vendore që merren me prodhimin dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore.
Gjatë kësaj vizite, ministri Rikalo është njoftuar me punën e kësaj fabrike të miellit dhe me sfidat që përballen prodhuesit e këtij sektori, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast, ministri Rikalo i ka njoftuar ata se në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Programin e Pagesave Direkte të vitit të ardhshëm, do të zgjerohet përkrahja për agrobizneset vendore, si dhe për shumë sektor të bujqësisë, përmes së cilës përkrahje ai tha se synojnë rritjen e cilësisë së prodhimeve vendore dhe zgjerimin e modernizimin e agrobizneseve.
Nga ana tjetër, udhëheqësit e kësaj fabrike theksuan se mbështetja e ministrisë për agrobizneset vendore po ndikon që prodhimet e tyre të jenë edhe konkurrente me shumë prodhime të huaja.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.