Lajmet e fundit

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo është paraqitur për raportim në Komisionin parlamentar për Bujqësi lidhur me dëmet nga reshjet e fundit në Kosovë.
Ai ishte ftuar në raportim në këtë komision para dy javësh pas kërkesë së deputetit të PDK-së, Andin Hoti, i cili kishte kërkuar që të ftohet në raportim Rikallo për të kuptuar se çka ka ndërmarrë ministria për t1u ndihmuar qytetarëve të Rahovecit që janë dëmtuar nga reshjet, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast, kryetari i këtij komisioni Daut Haradinaj, kishte theksuar se ministri i Bujqësisë, rrezikon të shkarkohet nëse nuk shkon për raportim, megjithatë gjatë javës së shkuar Rikallo nuk ishte paraqitur pranë komisionit në fjalë.