Lajmet e fundit

Tregu i Krishtlindjeve në Berlin, vendi ku u vranë 12 persona të hënën pas një sulmi të dyshuar të një ekstremisti islamik, u rihap sërish.
Policia është duke u kujdesur shumë dhe ka ngritur barriera, në mënyrë që të mos përsëritet një sulm si i të hënës, transmeton Klan Kosova.
Policia në ndërkohë kanë bastisur disa shtëpi në qytetin e Dortmundit, por prokurorët kanë mohuar raportimet për arrestime lidhur me të dyshuarin tunizian që hyri me kamion në mes të turmës së njerëzve.
Leja e qëndrimit e sulmuesit Anis Amri, u gjet në kamionin e tij, ndërkaq nga ky sulm vdiqën 12 persona dhe 49 të tjerë u plagosën.