Lajmet e fundit
Gjykata e Lartë e Egjiptit ka thënë sot se përsëri do të hapet rasti i ish-presidentit Hosni Mubarak për shkak të vrasjes së 800 demonstruesve në vitin 2011.

Gjyqtari ka pranuar ankesën e prokurorit publik në vendimin e mëhershëm të gjykatë se cila ka hedhur akuzën kundër Mubarakut dhe ka lajmërua se gjykimi i ri do të fillojë më 5 nëntor, transmeton Reuters.
Më herët është hedhur poshtë akuza kundër Mubarakut për shkak të vrasjes së demonstruesve në vitin 2011 ku edhe është rrëzuar nga pushteti.
Shtatë komandantë të forcave të sigurisë së Egjiptit, përfshirë edhe ish ministrin e Punëve të Brendshme janë liruar nga akuza për vrasje.