Lajmet e fundit

Komuna e Hanit të Elezit ka njoftuar se pas angazhimit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike është rihapur për qarkullim rruga Hani i Elezit- Gorancë.
"Duke qenë se segmenti ku është duke ndodhur rrëshqitja e dheut dhe shembja e gurëve është ende e paqendrueshme, të gjithë udhëtarëve që kalojnë në këtë rrugë ju sygjerohet kujdes i shtuar.
"Për të realizuar pastrimin e rrugës, Drejtorisë së Shërbimeve Publike me angazhim vullnetarë i ndihmoi Kompania "Luri" nga Hani i Elezit". thuhet në një njoftim të kësaj komune, transmeton Klan Kosova.